Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja

Pershendetje doktoreshe. Desha te pyes menstruacionin e fundit e kam pasur me daten 19 mars dhe termini ka qene 24 dhjetor por une qe dy dite e kalova sot isha ne kontrolle, bera nje ctg te bebit dhe ishte cdo gje ne rregull. Mjeku me tha qe vetem te pres dhimbje kam nganjehere me shume nganjehere me ndalen, cka propozoni ju? Flm per mirekuptim.

Elssa Gashi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Shumë lindje ndodhin pas datës së pritshme, dhe kjo konsiderohet normale. Monitorimi kardiotokografik, është shumë i rëndësishëm dhe merr vlerë kur monitorimi bëhet në vazhdimësi deri në ditën e lindjes.

Për të mësuar më shumë mbi trajtimin e rasteve të lindjeve pas ditës së 280-të, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar.

Të uroj lindje normale dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti