Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përcaktimi i gjinisë

E nderuara doktoreshe, a mund te me pergjigjeni, sa mund te jete e sakte verejtja e gjinise ne muajin e 3 te e gjysme, ne kontrollen e fundit mjeku shume shpejt me duket se konstatoi gjinine e bebes sime, 2-3 sekonda, a ka mundesi te gaboj? faleminderit Ganimetja, Prishtine.

Ganimetja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ganimete

Edhe mundet që mjeku ka kapur një pozicion të përshtatshëm të fetusit, për të vlerësuar gjininë e tij. Koha për të bërë këtë vlerësim është e vogël, mjafton që imazhi i krijuar të vlerësohet drejt.

Saktësia e vlerësimit të gjinisë, rritet me rritjen e moshës së shtatzënisë. Pas javës së 20-22 të shtatzënisë, vlerësimi i gjinisë fetale konsiderohet i saktë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti