Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Enterococcus - java 33

Pershendetje dr. Mimoza. Jam ne javen 33+3. Kisha sekrecione muajt e fundit dhe dr me tha te beja strishot, dhe sipas rezultati me doli enterococcus. Ju lutem me tregoni qfar terapie duhet te mar dhe sa eshte i rrezikshem ky infeksion per beben dhe a mund te lind me lindje natyrale, duke pas parasyshe qe jam afer lindjes. Ju faleminderit per kohen dhe keshillat tuaja. Me respekt, Aria

Aria A. (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aria

Kultura që ka vlerësuar praninë e infeksionit, shoqërohet edhe me një antibigramë ku vlerësohet se cili antibiotik është më efikas për trajtim. Zakonisht rekomandohet marrja e antibiotikëve me spektër të gjërë, të cilët nuk influencojnë në ecurinë e shtatzënisë. Përveç antibiotikoterapisë, e këshilluar është edhe terapia me ovula lokale e cila mund të zgjasë 7-10 ditë. Tre-katër ditë pas trajtimit, të rekomandoj të përsëritësh kulturën e sekrecioneve vaginale.

Lindja me rrugë vaginale mund të realizohet, por duhet njoftuar mjekun neonatolog që asiston në lindje, për prani të infeksionit vaginal.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti