Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë

Mirembrema, jam shtatzene 6 javeshe, por kam qe 7 dite menstruacione te kafta, po s`kam dhimbje. Kam qene te mjeku. Ju lutem kthemani pergjegjen.

Geni (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Geni

Sekrecionet me ngjyrë kafe, tregojnë se diçka nuk shkon mirë në ecurinë e shtatzënisë. Duke dyshuar për prani të hematomës retroplacentare, të rekomandoj që të përdorësh progesteron dhe spazmolitik. Kontakto mjekun dhe kërko ti përshkruaj në recetë. Mos harro edhe rregjimin e shtratit, që do të thotë qëndro sa më shumë shtrirë dhe mos bëj punë shtëpie apo punë të rënda, deri sa situata të stabilizohet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Arjeta Aliu (15 vite më parë)
geni lajmrohu se po du me te pyt diqka

/komuniteti