Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti ne javen 22

Pershendetje doktoreshe Deshta te iu bej nje pyetje per te cilen nuk po mund te gjej pergjegje! Pak kohe me pare kisha nje abort me lindje normale ne javen e 22 per shkak qe eshte konstatuar qe femija vuan nga semundja e zemres "stenosis aorte". A mund te me tregoni cilet jane shkaktaret e kesaj semundje? Sipas doktoreshes, ana e majte e zemres nuk e ka formen e duhur dhe nuk mer fare gjak... Jam shume e brengosur pse ndodhi kjo, vizitat e mjekut i kam bere me rregull dhe deri ne javen 22 mjeku vazhdimisht me ka thene qe gjendja e bebes eshte e mire. Kur mund te verehen semundjet e zemres te beba, dhe cilet jane shkaktaret? Faleminderit

Angel Angels (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tringa

Shakqet e anomalive të zemrës fetale, janë të ndryshme dhe më kryesoret janë problemet gjenetike, infestive etj. Konstatimi i anomalisë është bërë rreth javës 22-të të shtatzënisë kur realizohet ekografia morfologjike. Diagnoza ka qënë e papajtueshme me jetën prandaj është realizuar ndërprerja e shtatzënisë.

Për të tentuar parandalimin e anomalitë në shtatzënitë e rradhës, duhet të bësh një seri analizash dhe ekzaminimesh përra se të fillosh konceptimin e shtatzënisë së re. Ndër analizat prioritare është analiza e profilit gjenetik dhe infektiv, për të vlerësuar dhe trajtuar një shkak të mundshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti