Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku pas lindjes

Pershendetje doktoreshe, desha te di pas lindjes per me zvogelu barkun, a ka ndikim nje gje qe nga ana jone e quajne pojas ndersa ketu dikush qe ka bere pyetje e ka shkruar korse mundet e ke pas per kete si jam tu te pyet une,  a mjafton vetem ti rri gati ushqimit dhe gjimanstikes pa e vendos kete ne bark?

Shpresa.o (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa

Ashtu siç e kam shkruar edhe tek përgjigjja e asaj pyetjeje, nuk besoj se korseja bën që të të ikë barku pas lindjes, megjithëse ajo ndihmon për një paraqitje sa me estetike.

Rikthimi i barkut në gjendjen përpara shtatzënisë, mund të bëhet me dietë dhe gjimnastikë, prandaj ky rregjim mund të mjaftojë për zvogëlimin e barkut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti