Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pastrimi me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?

Pershendetje doktoreshe, me intereson me dite a demton dicka organin gjenital pastrimi me uje te ftofte i organit pas urinimit ose jashteqitjes apo eshte me mire me uje te ngrohte dhe a dallon kjo se ne vere s`eshte problem ndersa dimrit ndryshon. Me intereson me dite sepse kam deshire ta ruaj veten sa me shume. Ju faleminderit.

Arlinda.s (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arlinda

Larja/shplarja pas urinimit, i organeve gjenitale është shumë e rëndësishme. Nuk ka ndonjë rekomandim specifik për temperaturën e ujit që përdoret, por mirë është që temperaturë e tij të jetë normale dhe e pranueshme për organizmin.

Më vjen shumë mirë që nuk përdor detergjentë për larjen intime, sepse kështu ruan ambjentin vaginal dhe nuk dëmton florën vaginale e cila mund të sjellë infeksione të ndryshme.

Kur lahet trupi me sapun/shampo, mirë është që larja e orgave gjenitale të jetë sipërfaqësore. Rekomandimi më i mirë është, që ato të jenë me pehash neutral.

Kujdes duhet treguar gjatë larjes së anusit, pas jashtëqitjes. Dora duhet të kaloj nga hyrja e vaginës dhe në drejtim të rektumit dhe jo e kundërta, sepse mund të bëhet mbartëse e mikrobeve nga rektumi në vaginë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti