Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje ne fund te barkut

Pershendetje. Jam ne javen e 27 te shtatzanise. Ka disa kohe qe me dhemb kemba e majte, me ther te pjesa e vitheve. Po ashtu me dhemb dhe te nyja, perpara. Ne fakt te dyja kembet me dhembin te nyjet , para. Kembet nuk me bllokohen, as e majta. Ajo qe me shqeteson eshte eshte se kur eci, pervec nyjeve te kembeve, me dhemb dhe barku, nuk me ther vetem me rendon dhe mezi eci. Ne ekon morfologjike gjithcka doli mire. Femijen e pare e kam lindur me operacion. Ju lutem me ndihmoni. Cfare mund te jete kjo dhimbje qe me e theksuar eshte ne anen e majte? Faleminderit

Ela Tela (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Dhimbjet që ankon, mund të jenë si shkak i presionit që ushtron mitra e zmadhuar mbi nervat që inervojnë këmbët. Qëndrimi sa më shumë shtrirë anash majtas, mos lodhja nga qëndrimi i gjatë në këmbë apo në ecje, do ta lehtësojnë gjendjen që ankon. Në pozicionin shtrirë vendos një jastëk midis këmbëve. Edhe borsa më ujë të ngrohtë sjell rezultat pozitiv. Paracetamoli është efikas nëse rekomandimet e mësipërme nuk sjellin rezultat pozitiv. Nëse situata përseri nuk përmirësohet, një konsultë me mjekun neurolog është e domosdoshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti