Cikli i çrregullt, si ta rregulloj?
Zana S
(11 vite më parë)
Përshëndetje Zana
Preparatet që të kanë rekomanduar mjekët, duhet t’i marrësh pa ndërprerje deri në gjashtë muaj e mbase deri në një vit. Pas kësaj kohe mund të ndërpresësh marrjen e preparatit, pasi të kesh bërë një seri analizash dhe ekzaminimet mbi nivelet hormonale që tregojnë funksionin e vezores dhe gjendrës tiroide. Mungesa ose mbi prodhimi hormonal, është shkaku kryesor i çrregullimit menstrual.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh deshiroj te ju pyes se a ka ndonje mjekim qe mund te ma rregulloj ciklin qe te me vije i rregullt qdoher e jo vetem muaj per muaj, pasi keto mefikamente qe po mi shkruajn doktorat (p.sh. Cyclo progynova, Duphaston, Primolut Nor, Orgametril-keto te gjitha i kam provuar) mua po me vjen cikli vetem ate muaj dhe nese nuk i mar muajin tjeter ndodh mos te me vije edhe 3-4 muaj, te lutem a ka mjekim afatgjate? Faleminderit shume doktoresh e nderuar.