A mund te jem shtatzene?
Tesa V
(11 vite më parë)
Përshëndetje
Mesa shkruan, bëj një test shtatzënie ose beta hCG që është analizë gjaku, për të vlerësuar pranisë ose jo të shtatzënisë. Kur një grua është shtatzënë, cikli menstrual ndërpritet dhe koha më e shpejtë e rikthimit të ciklit menstrual është pas lehonisë. Nëse ushqimi me qumësht gjiri bëhet i rregullt dhe i plotë, gjakrrjedhja menstruale mund të kthehet edhe një vit pas lindjes.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, hera e parafundit qe kisha ciklin ka qene me daten 02/08/2015 deri me daten 06/08/2015 kur ka perfundu gjakderdhja. Me daten 07/08/2015 kam pasur marredhenie me burrin. Mirepo kur u afrua koha per ciklin e ardhshem pata shume mundime, perzierje, lodhje,ndihesha sikur po me digjej trupi perbrenda. Mirepo cilkli mu lajmerua me daten 03/09/2015 (1 dite me vone se muajin e kaluar) ,kesaj radhe pata me shume gjakderdhje se qdo here tjeter. Pasi mbarova ciklin e ketij muaji , dhe pata marredhenie me burrin tani kam pak dhimbje ne fund te barkut, urinoj me shume se herave tjera, dhe me eshte rritur oreksi shume. Dua te di nese egziston mundesia qe kam ngelur shtatzene, a mund te ndodh qe te kem cilklin edhe shtatzanis, dhe pas sa ditesh qe kryj marredhenie mund te bej testin e shtatzanis?