Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. A mund te dije nese jam shtatzene pas dy javesh te ciklit mujore se kam shume dhimbje koke, lodhje edhe ushqimin nuk kam pak oreks desha ta dije a jane shenjat e shtatzenise te hershme, shume po brengosna, te falenderoj shume nese me pergjigjesh.

Sanija (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sanija

Nëqoftëse ka kaluar periudha e ovulacionit apo mesi i ciklit menstrual (numërimi fillon nga dita e parë e menstruacioneve deri në ditën e parë të menstruacioneve pasardhëse), për të vlerësuar fillimin e shtatzënisë bëj beta HCG.

Shenjat më të mundshme të fillimit të shtatzënisë janë; vajtje të shpeshta në banjë, lodhje, ndjenja e përzierjes ose vjellje në mengjës (drekë dhe madje darkë), gjoksi i dhimbshëm dhe i zmadhuar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti