Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Likidi i pakët gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Kam nje problem me shtatzenine. Pas nje ekografie qe bera rezultoi qe likidi amniotik ishte i paket dhe kjo sipas konsultave mjekesore qe kam bere doktoret me thane qe  vjen si pasoje e mos funksionimit te mire te veshkave te bebit. Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje sepse jam shume e shqetesuar per bebin tim. Faleminderit shume dhe ju uroj gjithe te mirat.

Daniela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Daniela

Një pjesë e shtatzënive me sasi të pakët të likidit amniotik, lidhen me malformacione kongenitale fetale sidomos nga anomali renale (veshkave të bebit), kufizim i rritjes intrauterine, infeksione virale kongenitale dhe dehidratimi amtar.

Meqënëse mjekët kanë diagnostikuar problemin që ka çuar në këtë situatë, ndjekja e vazhdueshme me ekografi për të vlerësuar shtesën apo paksimin e likidit amniotik është i rëndësishëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti