Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Varice ne vulve

Pershendetje dr.shqetesimi im.eshte se kam.variçe ne vulvè dhe me fryhen shum edhe ne gryk te vagina dy anet me jan fryer me veshteri hecè maredhenje nuk kam pasi qe kam.dhimje me shum pastaj a paraqet rrezik kjo gjendje? Jam ne javen e 27 te shtatzenise.

Nena Dije (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Dije
Variçet vulvare zakonisht largohen pas lindjes. Praninë e tyre duhet t’ja bësh të ditur mjekut që do asistoj në proçesin e lindjes, për të patur kujdes nëse lindja ndihmohet me epiziotomi. Me këtë që them nuk është e domosdoshme që lindja të bëhet me operacion cesarian, pasi ajo normalisht realizohet edhe me lindje natyrore.
Të rekomandoj të mos bësh lëvizjet fizike të sforcuara, - mos u laj me ujë të nxehtë por mund të bësh alternim të ujit të ftohtë me të vakët, - qëndro sa më shumë shtrirë anash-majtas pasi pesha e mitrës në këtë pozicion nuk komprimon venat. 
Të uroj shtatzëni të mbarë. 

 

 

Nena Dije (11 vite më parë)
falemnderit doktoresh per keshillat tua.

/komuniteti