Parakonceptimit
Rovena
(16 vite më parë)
Urime Rovena, që të kanë dalë mirë analizat që ke bërë.
Po kështu duhet t’i dalin edhe bashkëshortit, gjë që duhet konfirmuar nga një analizë e re e spermogramës.
Unë besoj se së shpejti, do të fillosh shtatzëninë e re. Mos u streso, duke e patur mendjen vetëm tek shtatzënia. Për menstruacione 28 ditore, ditët më të mirë për konceptim janë nga dita e 13 deri 17. Kjo nuk do të thotë se, nuk duhet të bësh dashuri sa herë dhe kur të duash.
Dhe e fundit, spermatozoidet formohen (piqen) plotësisht 3 ditë pas aktit të fundit seksual. Kjo do të thotë se, kontakti seksual i dëshiruar për konceptim duhet të bëhet me spermatozoidë të formuar plotësisht.
Pershendetje Dr. Moza, Ju falenderoj shume per kohen qe na kushtoni, keshillat tuaja i ndjek me shume vemendje ne te gjitha rastet qe pacientet ju drejtojne shqetesimet e tyre. Une ju kam shkruajtur edhe here tjeter para 6 muajsh, pasi kisha kaluar nje missed abort ne javen e 9. Tashme une po mendoj per nje shtatzani te re dhe pas gjendjes qe kalova dhe keshillave qe ju me thate une iu nenshtrova disa analizave ne fundit e muajit nentor. Analiza per chlamidya, toxo dhe CMV me dolen negative ndersa burrit speromograma i doli me infeksion dhe me forma te crregullta. Per kete burri mori mjekin flurizic per 7 dite + acid folic 60 tableta. Edhe mua mjekja me dha mjekim edhe pse analiza me doli mire, fillimisht me dha per 5 dite flurizic dhe vitamine B komplex por ky antibiotik mua me beri reaksion dhe e zevendesova me nje tjeter, ampliciline. Dhe pasi mbarova kete (kishin kaluar 10 dite) mora edhe nje antibiotik tjeter doxicicline per 5 dite dhe 10 dite ovula vagilen. Mjekimet i kam mbaruar dhe pres te me vije cikli. Une kam deshire te provoj per nje shtatzani te re qe kete muaj, a mundem doktoreshe, si me keshilloni ju? Ju falenderoj shume paraprakisht, Rovena