Condilloma acuminata dhe lindja
Valma
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vali
Nëqoftëse kondilomat janë zhdukur, mund të tentohet për lindje vaginale.
Nëqoftëse ato nuk janë zhdukur, mund të ndodhë infektimi i fëmijës nga rrugët e lindjes dhe komplikacioni më i rëndë është shfaqja e kondikomave në laring duke penguar frymëmarrjen. Prandaj në këto raste është më e rekomandur lindja me prerje cezariane.
Zgjedhja ëshë e jotja duke marrë në konsideratë fjalën/rekomandimin e mjekut që ka trajtuar ose do trajtojë kondilomat.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
E nderuara doktoreshe, gjate shtatzenesise me jane shfaqur condilloma acuminata. Deshta te dije se a guxoj te lind me rruge natyrale te lindjes apo duhet te lind me prerje cesariane, per te mos u infektuar fryti? Çfare thone standardet me te reja per nje gje te tille? Kjo, sepse njeri gjinekolog me thote se pasi jane djeguar condillomat mund te lind me rruge normale, nderkaq tjetri me thote se, pavaresisht se jane djegur apo jo condillomat, nuk duhet lindur me rruge normale por vetem me prerje cesariane, sepse mund te infektohet fryti gjate kalimit neper kanal te lindjes. Cilen rruge ta ndjek?