Cilat janë shenjat e një shtatzënie?
Bela
(15 vite më parë)
Përshëndetje Bela
Edhe mundet të jesh shtatzënë. Mungesa e gjakrrjedhjes në kohën e pritshme të ciklit, tregon se mund të ketë filluar një shtatzëni. Për të konfirmuar mundësinë, mundet të bësh një test shtatzënie apo të paraqitesh tek mjeku gjinekolog i cili konfirmon fillimin ose jo të shtatzënisë.
Shenja e para të fillimit të shtatzënisë janë disa, dhe fillojnë pa ndonjë rradhë të përcaktuar për shkak të individualitetit të çdo shtatzëne.
Për më tepër, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog
Uroj që shtatzënia të ketë filluar dhe të ketë ecuri të mbarë.
Pershendetje. Jam nje vajze nga Korca, jam e martuar. Kam 10 dite qe nuk po me vijne periodat por me ndodhe qe cdo tre muaj me vonohen 7 dite ose cdo 3 muaj me vijne 5 dite para dhe me rradhe ndersa tani kam 10 dite qe nuk kam perioda dhe dyshoj. Te lutem me thuaj cfare shenja duhet te kete nje shtatzene? Theksoj se kam vetem dhimbje gjoksi. Pres pergjigjen tuaj, ju Faleminderit.