Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kohëzgjatja e menstruacioneve në konceptim

Pershendetje desha tju pyes a eshte problem qe cikli te zgjate 31 dite? pra jo 28 sa eshte zakonisht? dhe a ndikon kjo ne mos ngeljen shtatzene? une kam 5 muaj qe dua te ngel shtatzene dhe nuk po ngel :( ju falenderoj.

Evis (16 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ciklet e rregullta menstruale, zakonisht zgjatin 21, 28 dhe 31 ditë. Menstruacionet me kohëzgjatje 31 ditë që përshkruan, është normale. Ndërsa koha prej 5 muaj që kërkon të mbetesh shtatzënë, konsiderohet si kohë e shkurtër. Infertiliteti ose pa lindshmëria, quhet periudha pas dy vjet kontakte seksuale të rregullta.

Të rekomandoj; vizitë gjinekologjike për të vlerësuar qafën e mitrës, ekografi në ditën e 16 të ciklit duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve dhe spermogramë të bashkëshortit. Pas ekzaminimeve, nëse rezultatet janë normale, atëherë e shoh me vënd të të rekomandoj që të presësh pa bërë asnjë lloj ndërhyrje apo mjekim suplementar, pasi besoj se shtatzënia së shpejti do të vijë edhe tek ty.

/komuniteti