Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje ne gji me dhimbje

Pershendetje desha te pyes . jam 26 vjeqare kam nje djal 2 vjeqar qe 3 muj gjirin e majt e ka lan krejt se pin vetem te djathitin e mer dhe qe 1 muj fillun dhembje ne gji dhe gjak derdhje isha te gjinekologu bona ultraza me tha se ne gji ski asigje po se nen sqetull eshte nje qe aj e ka shkru kshtu IN.12 milimetra asgje ma shum qe 2 dit kisha prap gjakderdhje ne mas te madhe nga gjini kam bo edhe strishen e gjirit dhe me ka dal mir por me e keqja qe kur po me rrokun dhimbjet ne gji ateher krahrori i majt edhe dora e majt po jan jasht funksioni 3 dei ne 4 ore a eshte ndojsend rrezik te lutem te me pregjegje sa me shpejt

Gentiana Zhitia Murtezi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Gentiana
Gjakrrjedhja nga gjiri nuk është normale. Gjëndra nën sqetull mund të lidhet me prani të një infeksioni të mundshëm në gji, për të cilin lind nevoja e trajtimit me antibiotiko-terapi. Zakonisht, antibiotikët më të preferuar janë rovamicina, të cila duhen përdorur 7-10 nga goja pas buke, 500 mmg 3x1. Pas marrjes së terapisë bëj një rikontroll.
Gjithë të mirat.            

 

 

/komuniteti