Mundësia për të mbetur shtatzënë
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Pranvera
Shtatzënia fillon kur gruaja ndodhet në ditët e ovulacionit dhe në ambjent ndodhen spermatozoidë. Zakonisht ditët e ovulacionit fillojnë në mes të ciklit menstrual (numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes deri në ditën e parë të gjakrrjedhjes pasardhëse). Nëqoftëse kohëzgjatja e ciklit menstrual është e rregullt p.sh, 28 ditor, ditët e ovulacionit janë nga data 14-16.
Ditët e ovulacionit mund të gjenden edhe duke matur temperaturën bazale. Në ditën që temperatura rritet, tregon se kanë filluar ditët e ovulacionit.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, a ekziston mundesia te mbetesh shtatzene vetem 2 dite mbase i kam perfundu menstruacionet?