Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje te forta ne fund te barkut

pershendetje doktoreshe ! jame ne javen e 6 te shtatzanis dje kam pasur dhimbje Te forta ne fund te barkut gjat gjith nates si dhe disa pika gjak jo shume jam sh e shqetsuar para tre ditesh bera eko per te degjuar rrahjet e zemres dhe doktoresha me tha qe cfo gje eshte mire ..kam frik mos i ndodh gje bebit tim

Mari Malaj (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mari

Ajo që përshkruan, nuk është normale. Pas 6-7 ditëve bëj një vlerësim tjetër të shtatzënisë tek mjeku gjinekolog. Gjatë kësaj kohe merr spazmolitik (spasmex tre here një tabletë) dhe utrogestan (2 x 2 tableta pas buke). Qëndro sa më shumë shtrirë të jetë e mundur dhe evito punët e rënda si dhe qëndrimet e gjata dhe ecjet e lodhëshme. Mirë do bësh që të evitosh raportet seksuale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

 

/komuniteti