Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trichomonas vaginalis

Doktoreshe, jam ne javen e 26 te shtatezanise dhe pas berjes se strishos ky mikroorganizem ka dal pozitiv. Me eshte rekomanduar marrja e Flagyl vaginal. Pyetja ime eshte se a sjell rrezik per foshnjen marrja e ketij medikamenti ne kete periudhe te shtatezanise, dhe cila mundet me qene arsyeja e shfaqjes se kesaj semundje? Ju faleminderit.

Donjeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përdorimi i flagyl vaginal, nuk është i kundërindikuar për moshën e shtatzënisë që referon. Ai nuk jep asnjë efekt anësor në këtë moshë shtatzënie dhe është një nga preparatet më të mira për mjekimin e trikomoniazës.

Trikomoniaza, është infeksion që shkaktohet nga një mikroorganizëm i quajtuar trikomonas vaginalis. Ky infeksion (nëse ky është konstatuar me ekzaminim laboratorik) paraqitet me sekrecione të shtuara me ngjyrë të gjelbër dhe të krojtura. Nga studimet bashkëkohore, në shtatzëni nuk rezulton të shkaktoj probleme mbi shtatzënën apo fetusin. Të rekomandoj që edhe bashkëshorti të trajtohet me tablet flagyl nga goja. Pa u mjekuar tw dy, mos kryeni kontakte seksuale.

/komuniteti