Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kënaqësisë gjatë marrëdhënieve intime

Jam e fejuar qe 4 vite e gjysme, dhe me te fejuarin kam kontakt intim prej se jam fejuar. Nuk jemi martuar per shkak se jemi studente dhe nuk i kemi mundesite tani te martohemi dhe mbrohem nga shtatzenia qe 4 vite ne menyre natyrale. E kam nje problem, se une gjate marredhenieve nuk po ndjej kenaqesi fare, kam vizituar ne vitin e pare gjinekologe te ndryshme por me kane thene qe kjo rregullohet me kalimin e kohes. Per mua ky eshte nje problem shume i madh, sepse nuk me terhjek te kem kontakt intim per shkak se nuk kam kenaqesi, dmth une para fillimit te kontaktit kam shume vullnet mirepo si te filloj nuk kam ndjenja fare, edhe e vetmja menyre qe po kam nganjehere edhe ate rralle, pak kenaqesi 5-10 sekonda eshte pozita ime mbi burrin, dhe ne kete menyre me duhet mu shume mund per me arrite ate pak kenaqesi po te cilen shume rralle edhe e arrije. Me intereson te dije, se cka mund te ndikoje ne kete gje, a mund te ndikojne streset e studimeve, vendi jo i rehatshem, frika nga shtatzenia apo edhe mos ejakulimi mrenda vagines? Ju lutem me keshilloni sepse nuk di si tja beje, dhe per momentin nuk kam vizituar asnje gjinekolog per shkak se me vjen edhe turp te ja tregoj kete rast, andaj e shfrytezova rastin ketu qe te ju pyes... Ju faleminderit shume per ndihmen.

Qesa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Qesa,

Frigjiditeti ose deshira e zvogeluar per marredhenie seksuale eshte problem delikat. Frigjiditet mund te shkaktoje probleme ne raportet midis teje dhe partnerit tend. Faktoret qe ndikojne ne kete problem jane: frika psikologjike nga seksi, ankthi, trauma. Ndihmon shume nese kete problem e diskuton hapur me partnerin tend.

Nese ekziston ndonje konflikt midis jush, kjo mund te shprehet ne marredheniet seksuale. Nje shkak tjeter i mundshem eshte ankthi lidhur me marredheniet seksuale, kur me shume rendesi i kushtohet aspektit fizik se sa aspektit emocional. Nje shkak tjeter i ketij crregullimi eshte frika nga shtatzenia.

Ky problem mund te shfaqet edhe per shkak te diabetit (semundjes se sheqerit) dhe sklerozes multiple, por duke marre parasysh moshen tende nuk besoj se kjo mund te jete arsyeja.

Te keshilloj qe te bisedosh me partnerin tend dhe me pas te kerkosh ndihme edhe nga gjinekologu. Ky problem nuk zhduket duke e fshehur dhe duke e neglizhuar.

/komuniteti