Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia në fund të muajit

Dr Moza me 20 nentor une i kam perfundu menstruacionet, para nje jave kam bere bcg me ka dale 160 ml, dje e kam be prape me ka dale 500 ml femija ende nuk dallohet, mjeku thote qe vetem nje vije shihet ne miter, une jam shume e brengosur se mos kam mbete jashte mitres prape?! Por ai thote qe jo a kam mujte me mbete para menstruacioneve d.m.th une i kam 3 jave, cfare me thua ti, te lutem me ndihmo pak edhe sa mundet te dallohet femija?

Arjeta Aliu (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta

Mungesa e mentruacioneve (nëqoftëse je shtatzënë, ajo është në javën e 6 plus 3-4 ditë) dhe kur niveli i beta HCG është mbi 5 mlU/mL, tregon mundësinë e fillimit të një shtatzënie.

Me ekografi transvaginale/nga vagina por edhe me ekografi abdominale/nga barku, mjeku duhet të kishte dalluar shtatzëninë brënda mitrës ose jashtë mitrës. Bëj edhe një herë ekografi me sondë vaginale, për ti dhënë zgjidhje problemit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti