A e ul prania e një cisti në vezore mundësinë për të ngelur shtatzënë?
Eda Kapedani
(15 vite më parë)
Përshëndetje Eda
Përmasat e kistit vlerësoj që është mjaft i madh për tu trajtuar me mjekim konservati. Për këtë arsye, rruga e vetme është heqja e kistit me rrugë kirurgjikale.
Paralelisht bëhet kontrolli i vezoreve, për të vlerësuar mundësinë për fillimin e shtatzënisë.
Të uroj gjithë të mirat.
Jam 24 vjece dhe kam rreth nje vit qe tentoj te ngelem shtatzene por pa rezultat. Kam nje ciste ne vezoren e djathte prej 9 cm, per te cilin mjeket shpeshhere me thone se eshte zhdukur por ai pas pak kohesh rishfaqet. A me duhet te bej nje nderhyrje kirurgjikale? A eshte cisti shkaku kryesor qe une nuk po ngelem shtatzane? Ju faleminderit!