Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia në adoleshencë

Me pelqen shume ky web-site sepse po fitoj shume dituri rreth seksit. Por ju lutem doktoreshe, kam nje problem dhe po mundohem te jem sa me i sinqerte me ty, jam nje djale 19 vjeç dhe kam njohur nje vajze qe 2 vite, ne shkolle te mesme, ajo eshte 17 vjeçare dhe mbas 1 viti ne filluam te bejme seks, por filluam pa prezervativ sepse seksi me prezervativ thjesht nuk na kenaqte, por me vone kuptuam qe ajo kishte ngelur shtatzene, dhe kishim shansa qe te bejme abort po asnje gjinekolog nuk garantonte me vone se a do kemi femije, dhe me pas ne biseduam dhe vendosem ta mbajme femijen, ajo eshte ne muajin e 8 dhe shtatzania ka shkuar mire deri tani perveç disa problemeve te vogla, normale ne shtazani, deshiroj te ua bej kete pyetje a lind femija normal dhe i shendetshem ne kete moshe edhe pse eshte heret, a mund te kete ndonje problem tek vajza apo femija, gjinekologu ka thene shtatzenia e vajzes eshte normale, por kam frike. Kam edhe nje pytje nuk e di ndjenjen si eshte te behesh babi thjesht nuk mund ta paramendoj edhe pse jam dashuruar ne femijen tim dhe gruan time dhe mezi pres qe ajo te lind. Te lutem doktoreshe me jep disa pergjigje per keto pytje qe ti bera dhe ma jep nje pergjigje psikologjike.

Erduan (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Tashmë tek ju, është e pranishme shtatzënia. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar si për shëndetin e vajzës ashtu edhe të bebit. Zhvillimi i bebit dhe ecuria e shtatzënisë është e garantuar nga pjekuria e organizmit të nënës së re.

Që nga momenti kur ciklet menstruale fillojnë të bëhen të rregullta dhe është i pranishëm ovulacioni, shtatzënia është e mundur dhe shkon mirë deri në fund të saj nëse nuk ka ndërhyrje patologjike.

Ndjenja e atësisë si dhe ajo e mëmësisë, janë pjesë e subkoshiencës njerzore. Kjo do ju ndodhë edhe juve, edhe me ndihmën e familjeve tuaja dhe shoqërisë në tërrësi duke qënë bashkëshkë pranues dhe mirëkuptues të kësaj situate. E quajta situatë jo se është ndodhi e jashtëzakonshme, por sepse në raste të tilla jo rrallë tek adoleshentët është e vështirë pranimi i rolit të nënës apo babait. Nga sa më shkruan Erduan, kuptoj se ju e keni pranuar ardhmërinë tuaj dhe të fëmijës që do lindë.

Uroj që ecuria e shtatzënisë e deri në lindje të jetë normale.

/komuniteti