Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzenise

Mirembrema doktoresh doja nje keshill nga ju,kam rreth nje vit qe dua te ngelem shtatezan po deri tani asnje rezultat jam e shqetesuar kam ber dhe vizita dhe me kan the qe cdo gje ne rregull dhe bap test kam ber dhe ai ne rregull me than qe femija do te vi keto koh jam dhe e shqetesuar spo di si te veproj koloj nje vit dhe akoma asgje ju cfar me rekomandoni a esht normale kjo gje dhe burri ka ber vizit ddhe atij cdo gje ne rregull i kan then spo di tani si te veprojm cfar duhet te bejm .Ju pershendes..

Irena Xhika (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Irena

Nëse parametrat që tregojnë se shëndeti tënd riprodhues si dhe i bashkëshortit janë brënda normave, atëherë shtatzënia do të ndodhë. Të rekomandoj të largosh stresin dhe nëse shtatzënia nuk ndodh, bëj një HSG për të vlerësuar kalueshmërinë tubare. Pas vlerësimit të këtij ekzaminimi mund të rekomandohen hapa të tjerë.

Të uroj fat.

/komuniteti