Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas hsg-s

Pershendetje doktoresh, une para dy muajve bera HSG-n dhe rezultati me doli ne rregull, tash dr im me rekomandoi te provoj pa stimulues per nja tre muaj dhe nese nuk ka diqka te beje laparoskopi, te lutem per qfare behet laparoskopia? Deshiroj ta cek se problemi im eshte crregullimi menstrual dhe mungesa e ovulacionit, folikulat gjate kesaj kohe nuk mu rriten me teper se 17 as me injeksione (Menopur). Analizat hormonale po me dalin ne rregull. Qfare me rekomandoni ju doktoresh? Faleminderit shume ju deshiroj moslodhje ne punen tuaj.

Zana S (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Laparaskopia është ndërhyrje e cila bëhet për të vlerësuar me sy të lirë nëpërmjet një aparati, gjendjen e vezoreve dhe të tubave.

Bëje ndërhyrjen që të ka kërkuar mjeku dhe ai do të rekomandoj trajtimin që do të jetë më i nevojshëm dhe efikas për t’u maturuar veza/folikuli.

Gjithë të mirat.

/komuniteti