Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Antibiotiku ne fillimet e shtatzenise

Pershendetje.sot bera nje test shtatezanie dhe me doli vija e dyte pak e zbehte.jam 2 dite para dates se ciklit.problemi im qendron ketu sepse pa e dite se mund te isha shtatezane para 8 diteve kam heq nje dhemballe dhe kam pire 3 dite antibiotik pasiqe me infeksion si dhe 3 here rapidol s per qetesim dhimbjesh.a ka mundesi qe kjo kure ilacesh te kete sjelle ndonje pasoje?per vizite gjinekologjike eshte ende sh heret dhe ndaj jam ne ankth.theksoj se muajin e kaluar kam bere nje kure antibiotikesh per infeksion vaginal dhe po pi gati nje muaj acid folik.pres me padurim pergjigjen tuaj.ju uroj gjithe te mirat

Noa Noa (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erjola

Zakonisht në tremujorin e parë të shtatzënisë, nuk është e rekomanduar përdorimi i antibiotikëve. Por kjo nuk do të thotë që duhet të jetë ekstremisht e ndaluar marrja e tyre gjatë shtatzënisë. Fillimisht konfirmo që shtatzënia ka filluar me analizën beta hCG. Në kushtet kur ke përdorur antibiotik, duhet që ndjekja mjeksore të jetë e lartë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti