Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime të vendosjes së spirales

Pershendetje doktoreshe, jam 25 vjeçare, e martuar qe kater vite, dhe kam dy femije, femiun e pare e kam lindur me operacion, kurse te dytin ne menyre natyrale. Me daten 30 dhjetor te vitit qe shkoi e vendosa spiralen tek nje gjinekologe, tre ditet e para kisha gjakderdhje mirepo dr. me tha se eshte normale. Tani pas dy javesh kam filluar prape te kem gjakderdhje, nje dite me pak e nje dite me shume, ndonjehere me vjen cikli i bardhe pas disa oresh kam gjakderdhje nuk di ta kuptoj se a eshte cikel menstrual, apo çrregullim nga vendosja e spirales. Nese keni mundesi te me pergjigjeni sa me shpejt?

Era (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Vendosja e spirales bëhet në ditët e menstruacioneve, kryesisht në ditën e tretë ose të katërt të ciklit menstrual. Si trup i huaj, organizmi tenton t’a nxjerrë jashtë.

Gjatë tre muajve të parë pas vendosjes së spirales, çdo grua ankon dhëmbje të lehta në fund të barkut që vijnë si rezultat i kontraksioneve të mitrës dhe sekrecione hemorragjike të herë pas hershme gjatë ditëve të ciklit. Sekrecionet shtohen më shumë, gjatë menstruacioneve.

Në këtë kuptim, nuk ka vend për shqetësim, pasi largimi i ankesave do të vijë disa kohë më pas.

/komuniteti