javë pas jave
Pershendetje Flutura,
Urime per vajzen! Uroj te kete jete te gjate dhe fat!
Zakonisht pas lindjes (edhe pas asaj me prerje cezariane) menstruacionet nuk shfaqen per disa muaj. Kjo ndodhe per shkak te hormonit prolaktine e cila stimulon gjirin per te prodhuar qumesht, por njekohesisht e pengon ovulacionin. Me sa kuptoj nga emaili yt, tash ke gjakderdhje te vazhdueshme per shume dite e shoqeruar me dhimbje. Ndodhe shpesh qe vecanerisht pas lindjes me prerje cezariane te shfaqen pezmatime te organeve te brendshme gjenitale qe shoqerohet pikerisht me keto dy shenja.
A eshte provuar lindja normale apo qe nga fillimi eshte planifikuar qe lindja te kryhet me prerje cezariane? Nese eshte provuar fillimisht lindja vaginale, mund te kesh ndonje carje e cila mund te jete shkak i infeksionit.
Flutura, me vjen keq, por permes emailit e kam te pamundur te te ndihmoj me teper. Edhe po te mos kishe asnje ankese, eshte mire qe te besh nje kontroll te gjinekologu. Pasi qe ke keto ankesa, do te ishte mire qe te kontrollohesh tek gjinekologu. Eshte nje mundesi e mire qe pervec se te mjekohesh per kete problem, te marresh informacion edhe per mbrojtjen e metejme te shendetit tend reproduktiv, te informohesh per menyren e mbrojtjes nga shtatzenia e padeshiruar, keshillat per kontrollimin e peshes trupore, per skrining PAP test etj. Domethene ke shumecka per te diskutuar pervec problemet qe tashme e ke.
Urime Vitin e Ri dhe uroj qe ne vitin 2012 te kesh akoma me teper harmoni, shendet dhe lumturi!


Pershendetje i nderuar doktor, kam gati 3 muaj se kam lindur nje vajze me prerje cezariane, problemi im eshte menstruacionet ne kete muaj me erdhen 2 here mirepo kesaj here nje dite kam gjakderdhje nje dite jo dhe dhimbje barku te forta, eshte normale kjo gjendja ime apo?