Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushqyerja e bebes

Jam nene per here te pare, e kam vajzen 2 muajsh e ushqej me qumesht artificial. Por pyetja ime eshte: Ne sa ore duhet ta ushqej vajzen time dhe sa ml? A eshte e njejte si ditet e para te lindjes? Ne cdo 2 ore-  2 ore e gjyse ose ka ndonje ndryshim? Ju faleminderit shume per kohen qe do shpenzoni per te me kthyer pergjigjen. Me respekt, Lorina

Lorina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorina

Shumica e Neonatologëve nuk rekomandojnë orar të rreptë të të ushqyerit në dy javët e para, megjithëse mirë është të hartohet një orar i përafërt për 1 apo 2 muaj e parë të pas lindjes.

Afroje shishen çdo 2 apo 3 orë, kur shikon se fëmija është i uritur. Derisa fëmija të bëhet 4.5 kilogram, duhet të marrë nga 30 deri 90 gram për çdo ushqyerje. Mos e mundo që të pijë më shumë, nëse që mundet. Neonati duhet të të këshillojë për sasitë e përshtatshme të ushqimit për fëmijën edhe çdo dy herë në javë, sepse ai rritet çdo ditë dhe sasia ushqimore që ka nevojë vjen duke u rritur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti