Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ftohje

Pershendetje zonja Keta. Tentoj per nje shtatzeni me shume se nje vit, mua me kane dal analizat mire gjitha vetem se kam pas infeksion urinar, bakterin Esheriacolin. Mirepo me terapi e kam sheruar. Ndersa kur burri eshte kontrolluar tek urologu i ka thene qe je i ftohur pak ka mundesi qe je ftof prej gruas. javen qe vjen burri do t'i bej analizat qe ia ka pershkruar doktori. Me interesoj te di se a mund te jete kjo arsyeja pse nuk po mbes shtatzen, dmth qe ky infeksion mund te kete kaluar tek burri. Si dhe sot kam urinim te shpesht dhe djegsim dhe dhimbje ne vagine, siq duket me eshte paraqitur prap ky infeksion.. Ju uroj pune te palodhshme, Faleminderit shume!

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Loresa

Infeksionet urinare nuk janë infeksione që transmetohen seksualisht, prandaj të jesh e qetë se nuk e ke transmetuar ti këtë infeksion tek bashkëshorti.

Bashkëshorti të kontaktoj një mjek androlog, për të vlerësuar gjendjen e shëndetit të tij riprodhues dhe të marrë trajtim nëse do jetë e nevojshme.

Ti vetë, meqë ke përsëritje të ankesave në lidhje me urinimin (djegie, urinim të shpeshtë etj) , bëj një urokulturë për të vlerësuar shkakun dhe marrë trajtimin e nevojshëm.

Nëse pas trajtimit parametrat që flasin për shëndetin riprodhues tëndin dhe të partnerit do të jenë brënda normave, shtatzënia do ndodhë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti