Analiza e gjakut b-hcg
Noa Noa
(11 vite më parë)
Përshëndetje Erjona
Nuk të rekomandoj të përsëritësh analizën e beta hCG, por në fund të javës së 5-të, bëj një ekzaminim ekografik me sondë transvaginale për të vlerësuar vendndodhjen e shtatzënisë dhe praninë e rrahjes së zemrës fetale. Sipas rezultateve, mjeku do të orientoj për vazhdimin e ndjekjes së shtatzënisë.
Mos harro të marrësh acid folik të cilin duhet ta marrësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë si dhe multivitamina të cilat duhet t’i marrësh deri në fund të lehonisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. para disa diteve kisha bere nje test 2 dite para dates se ciklit dhe me doli vija e dyte e zbehte mjeku me rekomandoi analizen e gjakut b-hcg dmth e bera nje dite para ciklit dhe me doli 388.5 dmth 4 javeshe ne momentin qe njoftova mjekun me rekomandoi qe pas 48 oreve ta ribeja serisht.e keni idene pse duhet bere perseri?smunda me fol gjate me mjekun tim se ndodhet jasht shtetit per ta pyt vec me dergoi sms qe ta ribeja . ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje .ju uroj gjithe te mirat