Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa javë i kam shtatzënë sipas mjekut?

Me 28 nentor 2011 kam pasur menstruacionet dhe me deri me sot nuk me kan ardhur, dje i kam bere nje muaj por me nuk me kane ardhur dhe sipas shenjave kam vjellje kokedhembje. A mundeni te me tregoni sa jave mund ti kem dhe nese jam shtatzene ne cilen date ne shtator mundem te lindi?

Deti (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Deti

Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 28.11.2011, atëherë ju mund të jeni në javën e 5 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes mund të jetë 03.09.2012.

Të vjellat dhe kokedhembja, janë shenja jo të sigurta të shtatzënisë. Është e mundur që të merret vesh se a je apo jo shtatzënë nëse bën edhe një test të shpejt të urinës pas disa ditësh. Nëse del me dy vija, gjasat që të jesh shtatzënë janë shumë të mëdha.

Nëse ajo konfirmohet, kontakto mjekun për të dhënë udhëzime të nevojshme për mbarëvajtjen e shtatzënisë.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti