Mundesia per shtatzani
Klarisa Risa
(11 vite më parë)
Përshëndetje Klarisa
Testin për të vërtetuar nëse je apo jo shtatzënë, në javën në tretë pas kryerje së raportit seksual bëj një test shtatzënie të thjeshtë. Nëse testi del me dyshime, në fillim të javës së katërt pas kryerjes së rapotit seksual, bëj një beta hCG.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh, kam djalin pothuajse dy muajsh, dhe para dy ditesh pata raport te pambrojtur, po jam shum e frikesuar se mos kam ngelur shtatzen, pas sa kohesh duhet ta bej nje test seose nuk di si ta kuptoj ne tjeter menyre sepse cikli pas lindjes nuk me ka ardhur, por u ben dy dit qe kam dhimbje shpine dhe pse kam ngritur pak peshe te rende, theksoj se ushqej bebin vetem me gji, gjate dites e deri ne oren 24 shum shpesh ndersa pas ores 24 cdo 3 ore pasi me fle gjum, nuk di cte mendoj jam shum ne ankth, ju lutem me jepni nje mendim se sa esht mundesia qe te kem ngelur dhe kur te bej nje test. faleminderit.