javë pas jave
Përpara konceptimit, gjatë shtatzënisë dhe deri disa muaj pas lindjes, nëna duhet të marrë rregullisht vitamina, minerale dhe kripra. Marrja e tyre është e domosdoshme jo vetëm për shëndetin e fetusit/fëmijën e ardhshëm por edhe për vetë shëndetin amtar. Nëse vitaminat, mineralet dhe kriprat nuk merren në sasi të domosdoshme nga nëna nëpërmjet ushqimeve ose edhe me tableta, për veten dhe fetusin, atëherë fetusi do t’i marrë domosdoshmërisht ato nga organizmi i nënës duke ulur ndjeshën nivelin e tyre në këtë organizëm. Kjo të ka ndodhur ty Ani. Mungesa e mineraleve dhe kriprave, të kanë sjellë probleme me flokët dhe dhëmbët.
Prandaj problemi yt, nuk është thjesht se duhet të marrësh vitamina apo multivitamina. Përveç multivitaminave, ti duhet të marrësh kalcium, kalium dhe magnezium. E këshillueshme është marrja suplementare e hekurit. Gjithashtu organizmi i nënës ka nevojë edhe për jod, i cili mund të merret nga kriprat e jodizuara si dhe fluor. Lista e tyre është e gjatë, ndaj unë të rekomandoj të takosh mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, i cili në mbështje edhe të ekzaminimeve laboratorike do t’i përshkruaj ato në recetë.
Edhe një herë të këshilloj të mos neglizhosh në rekomandimin që të dhashë. Për vitamina, minerale dhe kripra ka nevojë jo vetëm organizmi yt, por ka shumë nevojë sidomos organizmi fëmijës tënd të ardhshëm i cili i merr ato nga organizmi yt.
Të uroj ecuri normale të shtatzënisë dhe shëndetit tënd.


Pershendetje, jam ne javen e 17 te shtatzenise, kam nje ecuri te mire por prej disa ditesh po ndjeje probleme me renien me te shpeshte te flokut, madje po me bien mbushjet e po me thyhen nga pak dhemballet. Qe prej javes se 13 po pi vazhdimisht Prenatalin, doja tju pyesja mos kam nevoje per ndonje vitamine apo mineral tjeter shtese? Faleminderit ;))