Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djegie e stomakut gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Moza, jam ne javen e 23 te shtatzenise dhe kam qe prej nje muaji djegie te stomakut sidomos gjate nates, nuk di se kush mund te jete arsyeja dhe cfare mund te pi per ta qetesuar? Faleminderit.

Dorina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Urthi që shumë gra e perceptojnë si djegje ose dhimbje stomaku, vjen si pasojë e shtypjes së stomakut nga mitra shtatzënë.

Ai shfaqet në rreth 50% të grave shtatzëna dhe shtohet me rritjen e moshës së shtatzënisë, kur edhe volumi i mitrës rritet. Dhimbjet janë më të shpeshta gjatë natës, kur je shtrirë dhe gjatë ditës kur përkulesh përpara.

Këshilla më e mirë në këtë rast është që të hash shpesh dhe sasi të vogla ushqimi, të shtosh në dietë qumësh dhe të pish ujë gjatë ngrënies, sepse uji ul aciditetin e stomakut. Nuk këshillohen ushqime të thata dhe pikante dhe duhet të pakësosh lëngjet e agrumeve (portokalle/limona), salcat e ndryshme, lëngun e domates dhe të mos pish duhan.

Këshillohet gjithashtu të përdorësh jastëk pak të lartë për të fjetur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Dorina (15 vite më parë)
Po Ranitidine ose Maalox a mund te perdore per te qetesuar stomakun? Faleminderit.

/komuniteti