Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit ..!!

Prsh e nderuar, jam 22 vjeçare ende e fejuar.. kam nje pyetje per ciklin menstrual, me pare me kane zgjatur 7 dite tri ditet e para kam pasur me shume e pastaj kane filluar ne ngjyre kafe deri sa i kam perfunduar.. kurse qe tre muaj vetem dy dite kam gjakderdhje por nuk kam shume ne krahasim si perpara, dhe prej dites se trete me pakesohen ne ngjyre kafe dhe me 5 dite i perfundoj... jam pak e merakosur deshta te dije se a paraqet ndonje problem kjo, dhe theksoj qe ciklin nuk e kam te rregullt gjithmone, ndonjehere me vonohen prej 1 deri ne 3 jave..

♥ Jona ♥ (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jona

Nëse ke filluar raportet seksuale, do kesh edhe ndryshime të ritmit të gjakrrjedhjes menstruale për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në organizmin femëror. Të rekomandoj të kontaktosh mjekun gjinekolgo për të bërë ekzmainim gjinekologjik (nëse është e mundur), një ekzaminim ekografik për të vlersuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetin uterin dhe mund të lind nevoja për të bërë disa analiza hormonale specifike, nëpërmjet të cilave do gjendet shkakue i ndryshimit që përshkruan.

Nëse e shikon të arsyeshe më kontakto me numrin 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti