Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalendari i ovulimit

Pershendetje dr. doja t'ju pyesja nese mund te ma shpjegoni me te zgjeruar ovulimin,menstruacionet mua me zgjasin 3-4 dite,pas perfundimit zakonisht pas 21 ditesh me vijn,dmth i kam te rregullta perpos nese verej ndonje ftofje apo çrregullim organizmi mund te me shtyhen ndonje dite,por doja t'ju pyesja se si duhet ts bej llogaritjen per ta dit ovulimin (sepse po dua te mbetem shtatezene) a duhet te llogaritet 21 dite apo si?

Dita Berisha (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Zakonisht ditët e ovulacionit ndodhin afërsisht në mes të periudhës së ciklit menstrual kjo do të thotë se tek ty, ditët e ovulacionit mund të jenë dita e 10-13 e ciklit menstrual, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale. Për të qënë të sigurtë se maturimi i vezëve është bërë i plotë, në ditën e 10 bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit.

Të uroj fat.

Dita Berisha (11 vite më parë)
Faleminderit shume per pergjigjen

/komuniteti