Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza e strishes vaginale dhe cervikale

Pershendetje doktoresh faleminderit për ndihmen qe po na ofron kam nje pytje reth analizave te strishi vaginale dhe cervikale , pas nje shqetsimi qe e para doktoresha me rekomandoj ket lloj analize ku rezultoj: Në kulturë të strishos vaginale është izoluar gardnerella vaginalis Preparati mikroskopik:mungesë e laktobaciteve, koke gram variabile të ngjitura për qeliza epirelaile (clue cells), kokobacile gram negative - sugjeron për vaginizë bakterore Te lutem më ndihmo reth rezultatit.

Aurela * (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aurela

Analizat tregojnë për prani të vaginozës bakteriale. Trajtimi më i rekomanduar bëhet me preparate të metronidazol. Kërkoja mjekut të të përshkruaj në recetë trajtimin e nevojshëm.

Duhet të dish se nuk është infeksion që transmetohet seksualisht.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965 për t’i dhënë zgjidhje problemit që të shqetëson.

Të uroj shërim të shpejtë.

Aurela * (11 vite më parë)
Faleminderit shum doktoresh për pergjigjien

/komuniteti