Si duhet larguar kondillomat?
Valmire
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valmira
Trajtimi më i mirë për kondiloma është preparati kondilin, i cili pikohet tek lythat nga një person i mundësisht i specializuar. Proçedura zgjat 1 ose 2 javë (katër ditë pikim, tre ditë pushim).
Dermatologu, mundet që të zhdukë kondilomat edhe me krioterapi apo edhe diatermokoagulim. Këto proçedura janë të lehta dhe jo të dhimbshme.
Duhet të trajtohet edhe partneri, pasi kondilomat shkaktohet nga human papiloma virus (HPV), i cili transmetohet edhe seksualisht. Virusi do të jetë gjithnjë i pranishëm, dhe disa nëntipe të tij favorizojnë Ca e kolumit të mitrës, gjë e cila mund të parandalohet duke bërë çdo vit testin e Papanikolaut.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje doktoreshe. Jam nje vajze 22 vjecare dhe si duket jam infektuar me kondilloma, isha tek gjinekologja ne kontrolle dhe ajo me tha qe kam kondilloma pas kesaj ajo mi pershkroi Melcon/COLTRIMMAZOLO, METROINDAZOLO/MICOSTOP/FLAGYL. Te gjitha keto qe ti perdore per nje jave dhe pas kesaj nese nuk me largohen te shkoj tek mjekja e lekures dhe ti djeg a ka mundesi me me tregu proceduren e djegjes si shkon sa zgjat dhe a egziston mundesia me u kthy keto pas djegjes, gjithashtu a ka qene e domosdoshme qe kur isha ne kontrolle per te paren here tek dr te me sygjeronte qe ti beja edhe analizat komplet me trego te lutem. Flm per mirekuptim dhe per kohen tuaj gjithashtu. Pune te mbare.