A mund të mbes shtatzënë?
Ilda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ilda
Për ciklet me kohëzgjatje 28 ditë, ditët e ovulacionit zakonisht vijnë nga data 14-16 ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes. Kur menstruacionet janë të çrregullta, ditët e ovulacionit mund të gjenden edhe duke matur temperaturën bazale. Vjen një ditë që temperatura rritet dhe vazhdon deri në ardhjen e gjakrrjedhjes së rradhës. Dy tre ditët e parë të rritjes së temperaturës bazale, janë ditët e ovulacionit.
Provoje ti gjesh edhe ti këto ditë. Në ditën e parë të ovulacionit kryej marrëdhënie seksuale, por tre-katër ditë përpara mos kryej marrëdhënie.
Të uroj fat.
Prsh dr flm per pergjigjet tuaja... jam 20 vjece e martuar prej nje viti dhe kemi deshire te bejme nje femije ka disa muaj qe provojme por deri tani asnje rezultat kam bere nje kontrolle dhe gjithcka eshte ne rregull por nuk po kuptoj arsyen e mosmbetjes shtatzene, theksoj se zakonet i kam te crregullta nuk me vijne cdo muaj dhe nuk e kam te qarte se kur i kam ditet e ovulimit?! Mos eshte kjo arsyeja qe spo mundem te mbes shtatzene? Permasat e vezoreve i kam 33_37 dhe tjetra 28_30? A jane normale? Me fal per zgjatjen dhe pres nje prgj nga ju. Shume flm respekt nga ana ime.