Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit

Pershendetje e dashur un jam duke provuar te mbes shtatezen qe ne mars pasi qe kisha nje abort ne shkurt mestracinet i kam pasur te rregullta deri kete muaj ku me jan vonuar 38 dite dmth mujin qe shkoj i kam pasur me 11.09.15 ndersa ket muaj me kan ardhur me 18.10.15 kontrrollat me kan dalur mir pas abortit se di percka spo muj te mbes shtatezen te lutem me kthe ni pergj flm

Lola Lola (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Vonësa menstruale që ka ndodhur këtë muaj, nuk mendoj se është problem. Megjithatë të rekomandoj të kontaktosh një mjek gjinekolog për të bërë vizitë gjinekologjike dhe ekzaminim ekografik, ku të vlerësohet gjendja e kavitettit uterin dhe të vezoreve. Sipas rezultateve mjeku do të rekomandoj ose jo, trajtim për vonesën menstruale.

Gjithashtu duhet të bësh edhe një këshillim parakoncepsional, që do të thotë të bëhen një seri analizash dhe ekzaminimesh mbi shëndetin tënd riprodhues si dhe të bashkëshortit. Nga rezultatet e analizave do të gjendet dhe trajtohet një shkak i mundshëm nëse ekziston.

Gjithë të mirat.

/komuniteti