Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual për konceptim

Pershendetje, ciklin menstrual e kam cdo 35 dite dhe me zgjat 5 dite. A mund te kem shtatzeni me kete cikel? Kam afer 1 vjet qe provoje te mbes shtatzene por pa sukses! I kam bere edhe une edhe burri te gjitha analizat dhe te gjitha kane dale mire. Nuk e di ku eshte problemi?! Ju lutem me ndihmoni, une jam 22 vjecare.

Marigona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona

Më vjen mirë që analizat e tua dhe të bashkëshortit kanë dalë mirë. Cikli menstrual për 35 ditësh, konsiderohet normal nëse kjo kohëzgjatje është e rregullt nga cikli në cikël.

Për të filluar një shtatzëni, është e rëndësishme që spermatozoidët të ndodhen në ambjentin vaginal në ditët e ovulacionit. Këto ditë mund të gjenden edhe me ekografi, por edhe me matje të temperaturës bazale. Pas përfundimit të gjakrrjedhjes, matet temperatura bazale dhe në ditën që fillon të rritet edhe dy-tre ditë të tjera, janë ditët e ovulacionit. Në ditën e parë të rritjes së temperaturës bazale, bëj marrëdhënie seksuale sepse mundësia për shtatzëni ka kushte optimale.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti