Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzene 6 muaj pas lindjes!

Pershendetje.Kam lindur me operacion cezarian dhe femijet sot jane 6 muajsh. Sot konfirmoj se jam shtatzene perseri.A mundem ta coj deri ne fund kete shtatzani apo me duhet te abortoj.Pres pergjigjen tuaj.Ju lutem shume

Jori Ida (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jori

Të uroj për shtatzëninë që sapo ka filluar. Megjithëse rekomandohet që fillimi i shtatzënisë së rradhës të filloj së paku pas dy vitesh, fakti që ke filluar shtatzëninë e rradhës nuk duhet as ta mendosh që të abortosh. Aborti mund të bëhet vetëm nëse ka probleme që rrezikojnë shëndetin tënd apo dhe të bebit. Tashmë duhet vetëm ndjekje e kujdeshme nga mjekët si dhe kujdesi nga ty gjatë gjithë shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti