Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa te shpeshta jane levizjet e bebit ne javen e 17 te shtatzanise?

Pershendetje dr.Mimoza, jam ne javen 17.2 te shtatzanise dhe bebin e ndjej te leviz shume rralle..Nje here ne dite.. Eshte normale kjo gje? Dhe sa eko duhet te bej ne vazhdim? Ekoja e fundit ka qen ne javen e 13.Faleminderit per perkushtimin tuaj!

Dorina Dori (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Është shumë herët për të vlerësuar lëvizjet e bebit. Zakonisht ndodh që në shtatzëninë e parë lëvizjet e bebit ndihen pas javës së 22-të, ndërsa në shtatzëninë e dytë e të tjera lëvizjet e bebit ndihet pas javës së 18-të.

Në një shtatzëni me ecuri normale, duhet të bëhen tre ose katër ekzaminime ekografike. Por ky rregull prishet nëse mjeku e shikon të arsyeshme që të bëj edhe ekzaminime të tjera.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti