Rreth lindjes
Diana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Diana
Cirkumferenca cefalike fetale është në madhësinë maksimale, për moshën e shtatzënisë. E rëndësishme është që madhësia fetale të përputhet me madhësinë e baçinit amtar, në mënyrë që lindja natyrore të jetë normale.
Nëse ka problem me përmasat amtare dhe fetale, mjeku do të rekomandoj të lindësh me prerje cezariane.
Të uroj të lindësh një fëmijë të të shëndetshëm.
Pershendetje te ngrohta... sot kam bere 39 jave shtatzene dmth kam hy per javen e 40, isha tek mjeku dhe me tha se bebi ka koken e madhe me duket se me tha mbi 10 cm, cka do te thote kjo, a mos eshte dicka jashte normales, mos ka koke te deformuar dhe a do te kem veshtiresi ne lindje? Ju lutem me ktheni pergjigjje sa me shpejte sepse jam shume e shqetesuar... qe 2 here po ju shkruaj dhe nuk me ktheni pergjigje.