Rreth marrëdhënieve pas lindjes
Adela
(15 vite më parë)
Përshëndetje Adela
Pas lindjes, për shkak të ushqyerjes me gji, menstruacionet vijnë të çrregullta. Por edhe mundësia për një shtatzëni është e pranishme, për shkak të mos mbrojtjes nga një shtatzëni e padëshiruar gjatë raporteve seksuale.
Për të vërtetuar situatën, bëj një test shtatzënie. Nëse nuk do të jesh shtatzënë, të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje dr. jam nje nene per te paren here, kam lind vajzen afer 2 muaj, marredhenie kam kryer mbasi kalova 5 jave te lindjes, kisha marredhenie 2 here por pa kurfare mbrojtese ashtu vet natural jemi mbrojtur, dhe pas disa ditesh me erdhi cikli menstrual qe zgjat normal 6 dite. Mbasi me mbaroi cikli kisha marredhenie njehere me mbrojtes me kondom, kurse heren e dyte pa mbrojtese. Ciklin e ardhshem duhet te kem me 12 janar. Por problemi im eshte qe dy dite nuk jam ndjere diqysh mire, sikur me vjen me te vjell por skam vjell, ose dicka problem me lukthin... a ka shanca shtatzenie ne kete rast? Harrova te cek se vajzen e ushqej me qumesht artificial, deri 6 jave e kam ushqyer edhe me gji edhe me qumesht artificial... te flm dr nese me kthen pergjigje se jam sikur e shqetesuar... me fal sepse e zgjata pak si shume... ju uroj pune te mbare. Me respekt Adela!