Beba me vdiq ne bark!
Mami Mami
(11 vite më parë)
Përshëndentje Eliza
Shtatzënitë nuk i ngjajnë njëra tjetrës. Nëse mendon të nisësh shtatzëni të re, këshillohu me mjekun që të ka ndjekur dhe në tre shtatzënitë e realizuara me operacion cesarian (dy të lindura dhe një morto), nëse mundesh të realizosh dhe të çosh deri në term shtatzëninë. Është mjeku që njeh gjendjen tënde (duke përjashtuar gjendjen e tensionit), prandaj mendimi i tij është mjaft i vlefshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje!jam.32 vjeq dhe kam dy lindje me prerje cezariane ne javen e 36 dhe 35 pershkak te tensionit te lart dhe para nje muaji kisha lindjen e tret me prerje cezariane ne javen 32+4 sepse beba me vdiq ne bark pershkak te shkeputjes se placentes dhe tensionit te lart qe e kisha dy jav para se t'me vdes.Tani jam shum e piklluar dhe kam frik.A mund te kem te njejtin problem me placenten perveq tensionit te lart qe jam e sigurt qe do ta kem ?Dhe a esht rrezik nese filloj nje shtatzani te re mbas 4 apo 5 muaj.