Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hormonet

Pershendetje mjeke e dashir .desha te di me teper reth hormoneve .para nje muaji nera analizat dhe estrogjeni dhe testesteroni me dolen shum ulet dhe mjeku me dha cyclo progynova dhe premama .ciklin ekam te regullt mjeki me tha qe cyclo progynova sherben si vezore e tret pershkak mumgeses se ktyre hormomeve qeliza vez vdes ndersa lexova se kto barna jan kontraceptive pra nuk lejojn qe te ndosh shtatzania.ju lutem ma sqaroni ka nje vit e gjysem qe tentoj per shtatzani

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Qanije

Trajtimi me estro-progestativ mjeku e ka dhënë që të mos konceptohet shtatzënia gjatë periudhës së trajtimit. Me të mbaruar trajtimin vezorja e cila ka qënë në qetësi, fillon të aktivizohet duke patur mundësi të prodhoj vezën aq të domosdoshme për të konceptuar shtatzëni.

Prandaj të këshilloj të zbatosh këshillat e mjeku që i ke besuar shëndetin tënd riprodhues, pasi ai e njeh situatën tënde.

Gjithë të mirat.

/komuniteti